Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 4

:
Albanian - ALTMK27
1 Pra andaj si kemi këtë shërbesë nevet, sikundrë u eleism, nukë përtojëmë.
2 Po urrejmë fshehurat’ e turpit, e nuk’ ecëjmë me dinakëri, as prishjëmë fjalën’ e Perndisë, po me çfaqurë vërtetësë rekumandarjëmë vetëhenë tënë ndë çdofarë fiqir njerëzet përpara Perndisë.
3 E nd’ësht mbuluarë Ungjilli inë, për ata humbasënë është mbuluarë.
4 Ature pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit nderit Krishtit, është konism’ e Perndisë.
5 Sepse nevet nukë dhidhaksjëmë vetëvetëhenë, po Iisu Hristonë Zotnë tënë, e vetëhenë tënë pa, shërbëtorë tuaj për Iisunë.
6 Sepse ajo Perndia tha: llampsjë nga errëcira dritë, ajo vetë na llampsi ndë zëmëra tona, për ndriturë njohurit nderit Perndisë ndë faqe Iisu Hristoit.
7 Ma këtë hazine e kemi nd’enë balta, jetë nga Perndia tepëruarit’ e kësaj fuqiet, e jo nga nevet.
8 Mbë çdo anë helmonemi, po nukë jemi shtrënguarë ndë Shpirt. Jemi pabesuarë, po nukë biemë fare.
9 Ndiqemi, po nukë jemi lënë. Jemi shtirë poshtë, po jo humburë.
10 E biemë kurdo nevet mbë kurm tënë vdekëjën’ e Iisuit, çfaqetë edhe jet’ e Iisuit ndë kurm tënë.
11 Sepse nevet rrojëmë gjithënjë ipemi mbë vdekëjë për Iisunë, çfaqetë edhe jet’ e Iisuit ndë kurm tënë paduruarinë.
12 Le mundjë adha vdekëja mbë nevet, e jeta mbë juvet.
13 Ma kur kemi tillënë Shpirt besësë, sikundr’ është shkruarë: Besova, pra andaj fola. Edhe navet besojëmë, pra andaj flasëmë.
14 Sepse e dimë se ai ngjalli Zotnë Iisunë, do ngjalljë edhe nevet me anë Iisuit, e do na nxjerë na apë vënd përpara si bashkë me juvet.
15 Sepse gjithë punëtë janë për juvet, dhurëtia tepëroj fort shumë për nder Perndisë me efharisti shumëvet.
16 Pra andaj nukë lodhemi, ma ndonëse ai njeriu inë është përjashta prishetë, po ai është brëndazi përtërihetë ditë për ditë.
17 Sepse shtrëngimi i sorm i lehu inë, bën mbë nevet nder rëndë pasosurë, shumë pa masë.
18 Sepse nukë vështrojëmë nevet ato dukenë, po ato nukë dukenë, sepse ato dukenë, sosenë. Ato pa nukë dukenë, janë pasosura.